Partitë Politike dhe Zgjedhjet

D+ përkushtohet në avancimin e demokracisë së brendshme të partive politike në Kosovë, pasi beson që ky element është thelbësor në demokratizimin e vendit. Profilizimi i partive politike, zhvillimi i procedurave të brendshme demokratike dhe përgatitja e kandidatëve për të garuar në zgjedhje do të jenë fokusi kryesor i punës sonë me parti politike. Përveç kësaj, D+ do të angazhohet në fuqizimin brenda partive politike të personave të grupeve të margjinalizuara siç janë gratë, të rinjtë dhe personat me nevoja të veçanta.
D+ angazhohet që zgjedhjet në Kosovë jo vetëm të jenë në përputhje me standardet ndërkombëtare por që qytetarët të kenë besim të lartë si në institucionet që menaxhojnë procesin zgjedhor po ashtu edhe në institucionet që dalin nga mbajtja e zgjedhjeve. Kontributi në përmirësim të infrastrukturës ligjore, ngritja e kapaciteteve të organeve për menaxhim të zgjedhjeve dhe vetëdijesimi i qytetarëve për rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje janë në fokusin të këtij programi. D+ po ashtu do të punojë me organizatat lokale për ngritjen e kapaciteteve të tyre për monitorim të paanshëm të zgjedhjeve dhe raportim objektiv të të gjeturave. D+ po ashtu synon që në një të ardhme të afërt të jetë pjesë e organizatave ndërkombëtare që merren me vëzhgimin e zgjedhjeve.

Latest News..
Read More..
FotoNgaKonferenca1

Komunikatë për media – Raporti për OSHP

13 September, 2017Posted In : Aktivitetet , Lajmet , Në media , Sundimi i ligjit dhe qeverisjes së mirë

OSHP Nyja e Prokurimit Publik Prishtinë 13 shtator 2017, Demokraci Plus (D+) ka publikuar raportin e monitorimit të Or READ MORE

Capture

Demokraci Plus u dërgon letra subjekteve politike

  Në prag të afatit për dorëzimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet komunale të vi... READ MORE..

Latest Publications..
Read More
FotoNgaKonferenca1

Komunikatë për media – Raporti për OSHP

13 September, 2017Posted In : Aktivitetet , Lajmet , Në media , Sundimi i ligjit dhe qeverisjes së mirë

OSHP Nyja e Prokurimit Publik Prishtinë 13 shtator 2017, Demokraci Plus (D+) ka publikuar raportin e monitorimit të Or READ MORE

D+

Më Shumë... READ MORE..