Për Ne

Për Ne

Demokraci Plus (D+) është organizatë e pavarur dhe jo fitimprurëse e themeluar nga një grup aktivistësh që besojnë fuqishëm në vlera demokratike dhe në një Kosovë me demokraci të mirëfilltë. Qëllimi kryesor i D+ është të nxisë vlera dhe praktika demokratike, si dhe politika që ndërtojnë një shoqëri aktive. D+ është e përkushtuar të kontribuojë në fushën e qeverisjes së mirë dhe sundim të ligjit, zgjedhjeve dhe partive politike dhe çështjeve sociale dhe të drejtave të njeriut.

Vizioni
Qeverisje dhe shoqëri me vlera dhe kulturë demokratike.

Misioni
D+ angazhohet për zhvillimin e një shoqërie demokratike, përmes ndikimit në vendimmarrje dhe rritjes së pjesëmarrjes qytetare në hartimin dhe zbatimin e politikave publike.

Bordi

Remzije Istrefi Democracy Plus Bord

Remzije Istrefi

Remzija është profesoreshë në Fakultetin Juridik dhe në Departamentin e Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës. Momentalisht ajo është duke përfunduar studimet post doktorate në Institutin për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Universitetit të Graz-it në Austri.

Znj. Istrefi mbanë titullin PhD me specializim në Ligin e të Drejtave Ndërkombëtare të Njeriut dhe Organizatave Ndërkombëtare. Ajo mbaroi studimet për Ligjin për të Drejtat Ndërkombëtare të Njeriut (L.L.M) në Universitetin e Notre Dame, në Indiana të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Më 2008, Znj. Istrefi fitoi një bursë nga Programi Fullbright për Shkëmbim të Studentëve të Departamentit të Shtetit Amerikan, përmes së cilës ajo ndoqi ligjëratat për një semestër në Qendrën për Studime Multidisiplinore “John Hope Franklin” të Universitetit Duke, ku bëri hulumtime në fushën e administrimeve territoriale ndërkombëtare.

Ajo është anëtare e komisionit vlerësues të provimit të Jurisprudencës në Kosovë, dhe është aktivisht e përfshirë si hulumtuese në projekte të ndryshme. Znj. Istrefi ka të publikuara disa punime shkencore në fushën e të drejtave të njeriut dhe ka kontribuar në publikimin e disa librave në Evropë. Që nga viti 2011, Znj. Istrefi është Gjyqtare në Odën Ekonomike Amerikane. Ajo ka punuar si Këshilltare për të Drejtat e Njeriut me Misionin e OSBE-së në Kosovë dhe ka shërbyer si konsulente për institucione të ndryshme ndërkombëtare dhe vendore, përfshirë UNDP, ECMI, KJI dhe KIPA.

rsz_leart__ (1)

Leart Hoxha

Gazetar televiziv që nga viti 2005. Fillimisht i angazhuar në redaksinë e sportit në Rtv 21, kurse që nga viti 2011 në redaksinë e lajmeve si gazetarë, më pas si redaktor i edicioneve informative. Që nga shkurti 2014 është autor dhe moderator i emisionit te debatit CLICK.
Ka qenë Anëtarë i Bordit të Federatës së Basketbollit te Kosovës 2012-2014 dhe aktualisht Sekretar i Përgjithshëm i FBK-së që nga shtatori 2014.
Është bashkë autor i aplikacionit të FBK-së për anëtarësim në FIBA.

refki_new

Refki Morina

Refkiu është i diplomuar për gjuhë gjermane  në Universitetin e Prishtinës. Pas një përvoje pesë vjeçare në gazetari para dhe pas luftës në Kosovë, ai i është bashkangjitur Fondacionit Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore (IFES) si koordinator i projektit. Që nga viti 2000 ai ka punuar për organizata të ndryshme ndërkombëtare si IFES, CARE dhe Instituti Ndërkombëtar për Komunitete të Qëndrueshme (ISC). Krahas detyrave tjera në menaxhim të projekteve, Refkiu ka qenë drejtpërsëdrejti i angazhuar në monitorim të progresit dhe vlerësim të arritjeve të projekteve kundrejt rezultateve dhe objektivave të vendosura. Që nga viti 2010 ai punon si konsulent i pavarur dhe është i përfshirë në identifikimin e fushave me prioritet dhe në shkrim të propozimeve për projekte dhe plane të biznesit. Fushat kryesore të tij për zhvillim të projekteve shtrihen nga rritja ekonomike, fuqizimi i shoqërisë civile dhe përmirësimi i parimeve demokratike.

D+ Democracy Plus

Artane Rizvanolli

Artanja është ligjëruese në Kolegjin Riinvest, analiste e pavarur për ekonomi dhe konsulente për politika. Ajo është shpërblyer me titullin PhD për Ekonomi nga Universiteti Staffordshire i Britanisë së Madhe për hulumtimin e saj me fokus në marrëdhënien ndërmjet kapitalit njerëzor dhe tërheqjen e Investimeve të Huaja Direkte në vendet evropiane në tranzicion. Ajo ka përvojë të gjatë si konsulente dhe analiste për ekonomi si pjesë e Institutit Riinvest (2006-2012) dhe si hulumtuese/këshilltare e pavarur në programe/projekte të implementuara nga UNDP, GIZ (shërbime ndërkombëtare), Bankës Botërore, Swisscontact, wiiw, ASD Group etj., me fokus kryesisht në fushën e punësimit, zhvillimit të sektorit privat dhe konkurrencës, si dhe migrimit.

Diella Rugova Begolli

Diella Rugova Begolli

Diella është juriste me përvojë të gjatë profesionale në fushën e zhvillimit ekonomik dhe sundimit të ligjit në Kosovë. Aktualisht punon si këshilltare ligjore në Crimson Capital (USAID – Partneritetet për Zhvillim) në çështjet e ndërlidhura me legjislacionin e ndërtimit, rregullimin e energjisë elektrike si dhe tregtisë së brendshme dhe të jashtme. Përvoja e punës së mëparshme përfshinë konsulencë në organizata të ndryshme në fushën e draftimit ligjor, të drejtën kontraktuale, çështjet e zhvillimit të mjedisit afarist dhe përmbarimin e vendimeve gjyqësore. Diella mori titullin Magjistër i Drejtësisë (LL.M.) me fokus në të Drejtën Ndërkombëtare Komerciale nga Universiteti i Pittsburgh-ut në Sh.B.A., kurse titullin Bachelor i Drejtësisë (LL.B.) nga Universiteti i Prishtinës. Përveç gjuhës amtare, Diella është e rrjedhshme në gjuhën Angleze dhe Boshnjake/Kroate/Serbe dhe pjesërisht në gjuhën Gjermane dhe Turke.

Personeli

Valmir Ismaili Hulumtues i Larte Democracy Plus

Valmir Ismaili

Drejtor Ekzekutiv

Valmiri është bashkëthemelues i Democracy Plus (D+). Ai ka mbaruar studimet Master për Administrim Publik në Shkollën e Biznesit “Stuart” të “Illinois Institut of Technology”. Paraprakisht ai ka shërbyer si Koordinator i Sekretariatit të Demokracisë në Veprim (DnV), rrjetin më të madh për monitorim të zgjedhjeve në Kosovë. Për disa vite me radhë ai ka punuar për organizata të ndryshme joqeveritare (OJQ) në Kosovë, përfshirë Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), Demokracinë për Zhvillim (D4D), Projektin mbi Marrëdhëniet Etnike (PER) dhe Institutin Kosovarë për Politikat Hulumtuese dhe Zhvillim (KIPRED).

Valmiri ka një përvojë të gjatë pune me zgjedhjet dhe partitë politike. Ai ka qenë i angazhuar në monitorimin e performancës së autoriteteve të nivelit qendror, me fokus të veçantë në Kuvendin e Kosovës dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në politikë-bërje dhe fuqizimin e OJQ-ve lokale dhe nivelit qendror.

Zgjedhjet, partitë politike dhe rritja e pjesëmarrjes qytetare në politikë-bërje janë prioritet në fushat e tij të interesit.

DPlus Profil

Jetmir Bakija

Menaxher i Programit

Jetmiri është njëri nga themeluesit e Demokraci Plus (D+) dhe që një kohë të gjatë është aktivist i shoqërisë civile në Kosovë. Për disa vite ka shërbyer si zyrtar i lartë për një kohë të gjatë në National Democratic Institute (NDI) në Nepal, Afganistan dhe Turqi ku ka ndihumar shumë organizata jo-qeveritare në këto dy vende për të monitoruar institucionet publike të vendeve të tyre. Po ashtu, në kuadër të NDI-Kosovë ka punuar në ndërlidhje të Kuvendit të Kosovës me shoqërinë civile. Më herët ka punuar me UNDP-në për planifikimin e decentralizimit në Kosovë. Studimet për Shkenca Politike i ka përfunduar në ShBA në Universtetin Texas A&M, ndërsa studimet post-diplomike në Politika dhe Tregti Ndërkombëtare në Valparaiso University në Indiana, ShBA. Përmirësimi i qeverisjes në nivel lokal dhe qendrore si dhe avancimi i politikave sociale në vend janë fushat me interes për të.

rsz_isuf-zejna

Isuf Zejna

Hulumtues i Lartë

Është një nga anëtarët themelues të Demokraci Plus. Ai është jurist i diplomuar për të drejtën komerciale, të drejtën tregëtare ndërkombëtare dhe të drejtën kontraktore. Isufi ka diplomuar në Universitetin e Pittsburghut, ku ka marr titullin LLM në fushën e së drejtës komerciale.

Isufi ka përvojë të gjatë pune në pozita dhe organizata të ndryshme në fushën e transparencës, anti-korrupsionit dhe demokratizimit. Ai ka qenë menaxher i projektit dhe hulumtues kryesor në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI) për projektin “Transparenca dhe Llogaridhënia në Prokurimin Publik”. Isufi ka publikuar raporte analitike dhe të monitorimit, studime të ndryshme, si dhe një udhëzues për monitoruesit e rinjë të prokurimit publik. Isufi gjithashtu ka qenë i angazhuar si vullnetar në koalicionin e organizatave “Demokracia në Veprim” që nga viti 2009, ku ka shërbyer në kapacitete të ndryshme. Ai ka qenë i angazhuar në projekte të monitorimit të punës së institucioneve qendrore, Kuvendit dhe Qeverisë, qëllimi i të cilave ka qenë ngritja e transparencës dhe llogaridhënjes së zyrtarëve.

Fushat e tij me interes përfshijnë transparencën, anti-korrupsionin dhe demokratizimin.

Roberta Osmani - Hulumtuese Democracy Plus D+

Roberta Osmani

Hulumtuese

Roberta ka mbaruar studimet master për politika publike në School of Public and Environmental Affairs të Indiana University, me drejtimet Analiza të Politikave Publike dhe Zhvillim Ndërkombëtar. Ajo është bursiste e Transformational Leadership Program të USAID. Gjatë studimeve në SHBA, Roberta ka qenë asistente për lëndën e statistikës, dhe përfaqësuese e studentëve ndërkombëtar në Asociacionin e Studentëve të Magjistraturës.

Roberta ka eksperienca profesionale në punën me institucionet e nivelit qendror, ku ka qënë e angazhuar si këshilltare e jashtme përmes Capacity Development Facility. Gjithashtu ajo ka punuar si konsulente për organizata jo-qeveritare me fushëveprim ndërkombëtar. Ajo ka eksperiencë me punën me komunitete minoritare në Kosovë dhe ka qenë pjesë e ekipës për draftimin e Strategjisë për Komunitete dhe Kthim 2014-2018, dhe Planit të Veprimit për implementimin e saj 2014-2016.

Fushat e interesit professional të saj janë analizat e politikave publike, në vecanti vlerësimi kuantitativ i impaktit të programeve publike të nivelit qendor dhe lokal të qeverisjes. Kryesisht hulumton politikat fiskale dhe shoqërore, përkatësisht sistemet tatimore në vendet në zhvillim, si dhe luftimin e varfërisë dhe korrupsionit.

Miqtë e D+

vladan

Vladan Jacimovic

Hulumtues (Shtator 2016 - Prill 2017)

Vladan Jaćimović është prej kohësh i angazhuar në sektorin e shoqërisë civile në Kosovë në fusha si llogaridhënia e institucioneve, ri-integrimi i të kthyerëve dhe fuqizimi i grupeve të margjinalizuara përmes trajnimeve. Në mes tjerash, ai ka koordinuar një projekt të Qendrës për Paqe dhe Tolerancë që ka pasur për qëllim rritjen e llogaridhënies së Institucionit të Avokatit të Popullit dhe marrëdhëniet e tij me komunitetin serb. Ai po ashtu ka ndihmuar në zbatimin e disa projekteve të IOM-it dhe DRC-së që kanë pasur për qëllim rinintegrimin e personave të zhvendosur duke organizuar sesione trajnimi për të rinjtë dhe grate e kthyera. Vladani mban titullin master në Teknologji Arsimore nga Universiteti i Indianës. Ky trajnim akademik i bazuar në projekte i ka sjellë atij përvojë në vlerësime të programeve, vlerësime të nevojave, dhe dizajnime të programeve arsimore.

Ngadhnjim Halilaj Democracy Plus D+

Ngadhnjim Halilaj

Hulumtues/Analist i të Dhënave (Vullnetar)

Ngadhnjimi është duke ndjekur studimet Master për Menaxhim të Sistemeve Informative në Northern Illinois University, si pjesë e programit “Transformational Leadership Program”.

Ngadhnjimi e filloi karrierën e tij profesionale si përkthyes i anglishtes në gazetën e përditshme “Zëri”, ku punoi për një periudhë njëvjeçare. Më vonë, ai filloi punën në gazetën e përditshme “Lajm” si përkthyes i anglishtes dhe mirëmbajtës i uebfaqes së gazetës, ku ai qëndroi për një vit e gjysmë para se të ndërronte drejtim në karrierë drejt Shoqërisë Civile duke iu bashkuar organizatës joqeveritare Demokraci për Zhvillim (D4D). Në D4D ai qëndroi për pothuajse dy vite ku ishte i angazhuar në projekte të ndryshme, fillimisht si asistent-hulumtues dhe pastaj si Koordinator dhe Menaxher i Projekteve para se të nisej për Shtetet e Bashkuara të Amerikës për studimet Master.

Hulumtimet dhe Analizimi i të Dhënave janë ndër fushat më të rëndësishme të interesit të tij, të cilat mund të përdoren për analizimin dhe interpretimin e numrave në një mënyrë më kuptimplotë për publikun.

D+

Armend Bekaj

Armendi është udhëheqës i Njësisë për Analiza dhe Raportime, Departamenti për Demokratizim i Misionit të OSBE-së në Kosovë. Ai gjithashtu është i angazhuar si ligjërues i përkohshëm në RIT Kosovo (ish AUK), ku ligjëron lëndë të Marrëdhënieve Ndërkombëtare duke përfshirë: Etika në Politikat Ndërkombëtare, Politikat në Vendet në Zhvillim, dhe Politikat Publike. Momentalisht është duke përfunduar doktoraturën në Universitetin e Sheffield-it. Hulumtimi i tij shqyrton çështjet e demokratizimit në vendet në tranzicion, veçanërisht ndikimin e ish-luftëtarëve në vendet demokratike të pasluftës si rezultat i kalimit nga posti ushtarak në pozita politike. Armendi ka përfunduar studimet themelore për Studime Ndërkombëtare në Universitetin e Leeds, dhe ato master për Zgjidhje të Konflikteve në Departamentin e Studimeve për Paqe në Universitetin e Bradford-it.

Për disa vite me radhë Armendi ka punuar në sektorin humanitar dhe të shoqërisë civile në Angli dhe në Ballkanin Perëndimor, si dhe në organizata të ndryshme ndërkombëtare si OSBE, USAID dhe UNDP. Ai gjithashtu ka marrë pjesë në disa projekte të hulumtimeve bashkëpunuese duke formuar grupe të hulumtuesve nga shtete të ndryshme për të bërë analizë krahasuese të çështjeve të sigurisë së pasluftës, transformimit politik të ish-luftëtarëve, dhe ndikimeve të tjera shoqërore që vijnë së rezultat i kalimit nga lufta në paqe.

Fushat e tij të interesit janë: shpërbërja, demobilizimi dhe ri-integrimi/transformimi i luftëtarëve, teoritë e lakmisë versus dhimbjes, siguria dhe demokratizimi. Armendi është autor dhe bashkëautor i disa artikujve dhe raporteve në lidhje me temat e sipërpërmendura.